Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me anë të një mesazhi në Facebook është shprehur tepër i pikëlluar për ndarjen nga jeta të kryeministri të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit.
“Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Kosovës”, shkruan O’Connell në Facebook.
Ambasadori ka treguar edhe se si e ka njohur Rexhepin dhe si ishte takimi i parë me të.
“Bajramin e kam konsideruar mik. Për herë të parë e takova në vitin 2004 së bashku me Shefin e Misionit, dy ditë pasi arrita në Kosovë. Si diplomat i ri, isha shumë i emocionuar për takimin me Kryeministrin. Unë kurrë nuk isha takuar me dikë të nivelit aq të lartë apo të rëndësishëm”.
“Kështu që unë kurrë nuk do të harroj mirëpritjen e Bajramit dhe sa më bëri të ndihem i lehtësuar. Ai ishte njeri i mirë dhe unë isha me fat që pata mundësinë ta njihja”.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...