Presidenti amerikan, Donald Trump, ka në plan që t’i adresohet kombit në lidhje me strategjinë e tij për luftën në Afganistan.
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump do t’i drejtohet kombit të hënën në orën 21:00 sipas kohës lokale nga Fort Myer në Arlington, Virxhinia, transmeton portali arbresh.info
Trump dhe ekipi i tij kombëtar i sigurisë u takuan të premten në tërheqjen presidenciale të Camp David në Maryland për të arritur një marrëveshje mbi një strategji të re.
Gjatë fundjavës Trump përmes llogarisë zyrtare në Twitter ka bërë të ditur se ai e ka marrë një vendim.
Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis, që ka udhëtuar drejt Afganistanit, e ka konfirmuar vendimin e Trumpit, por nuk ka pranuar të jap detaje.
Ky do të jetë fjalimi i parë formal i Trumpit drejtuar kombit si president dhe kjo vjen pikërisht pas një sërë kritikash që i janë bërë atij pas komenteve mbi dhunën racore në Charlottesville të Virxhinias./Arbresh.info
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës