Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të Kamenicës, në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtën e sivjetme.
Dega në Kamenicë e AAK’së sot i ka dhënë mbështetje kreut të saj, Faton Jakupi, për të kandiduar për kryetar të kësaj komune më 22 tetor.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Jakupi, nëpërmjet Facebook’ut.
Postimi i plotë:
20.08.2017 Të nderuar familjarë,miq dhe qytetarë të komunës së Dardanës, sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-dega Dardanë me votim unanim ma dha besimin për të kandiduar për Kryetar të Dardanës në zgjedhjet e 22 Tetorit!
Të gatshëm për të marrë përgjegjësi
Na priftë e mbara, Me respekt , Faton Jakupi
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...