
Xhamia El Haram, Mekë
Pas më shumë se 20 orë pritje në aeroportin e Prishtinës, rreth 190 besimtarë myslimanë, më në fund janë nisur drejtë rrugëtimit të tyre për në Mekë.
Nisja e tyre është bërë me aeroplanin i cili ka fluturuar në orën 16:39 minuta nga aeroporti i Prishtinës. Ndërkohë që fluturimi në fjalë ishte planifikuar të bëhej të shtunën në orët e vona të mbrëmjes saktësisht në ora 21:00 por që më pas kishte dështuar dhe ata kishin mbetur në pritje e sipër brenda aeroportit
Haxhilerët kanë kaluar një natë në ambientet e aeroportit të Prishtinës. Ndërkohë që as Bashkësia Islame e as kompania ajrore me të cilën ata kanë fluturuar nuk kanë dhënë detaje rreth arsyes së vonesave përkundër insistimit të mediave.
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...