Arsene Wenger ka thënë se Arsenali ishte i pafat në disfatën e tyre 1 me 0 ndaj Stoke Cityt në mbrëmjen e së shtunës.
“Topçinjtë” dominuan gjatë gjithë ndeshjes por skuadra nikoqire regjistroi fitore me rezultat minimal falë golit nga Jese Rodriguez, i cili shënoi në ndeshjen e tij debutuese, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Stoke City fiton ndaj Arsenalit falë golit nga Jese (VIDEO)
“Është një disfatë vështirë për tu gëlltitur. Ne kishim shanse, ne duhet të kishim fituar ndeshjen me lehtësi”, tha Wenger për ‘BBC’ pas ndeshjes. “Ne ishim të pafat. Mendoj se shënuam një gol të rregullt që ishte vlerësuar si nga pozita jashtë loje dhe që nuk ishte ashtu”
“Të humbësh një ndeshje si ajo është zhgënjyese. Ju nuk dëshironi të humbi ndeshje që duhet t’i fitoni”
Stoke ka humbur vetëm njërën nga tetë ndeshjet e fundit me Arsenalin./arbresh.info
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët