Manchester United raportohet se vazhdon të jetë i interesuar në anësorin e Interit, Ivan Perisic, pavarësisht se nuk është në gjendje të negociojë tarifën e transferimit me “Nerazzurrët”.
“Djajtë e Kuq” kanë qenë në kontakt konstant me skuadrën në Serie A gjatë muajit të kaluar por ende nuk janë pranuar kushtet e transferimit pasi klubi ngurron të paguaj tarifën prej 48 milionë funta për Perisicin, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘The Mirror’, gjiganti anglez ende shpreson të nënshkruaj me sulmuesin me eksperiencë të gjatë pasi drejtori i Manchester United, Ed Woodward, është takuar me agjentin Fali Ramadani në përpjekje për të reduktuar tarifën e tij.
Oferta e fundit e shtruar për Perisicin ishte rreth 39 milionë funta dhe ata nuk kanë shfaqur dëshirë për të rritur ofertën derisa “Nerazzurrët” vazhdojnë të jenë pas çmimit të vendosur.
Ndërkohë, gazetari italian Gianluca Di Marzio ka raportuar në të kaluarën përmes uebfaqes së tij personale që Perisic do të vendos të ardhmen e tij te Interi duke nënshkruar kontratë të re.
Perisic ka shënuar 20 gola brenda 79 paraqitjeve gjatë gjithë kompeticioneve te Interi qysh pas arritjes nga klubi gjerman Wolfsburgu verën e vitit 2015./arbresh.info
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...