Një gotë ose dy verë për çdo mbrëmje mund ta ulë rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve jëtë-shkurtuese për 25%, sipas një studimi amerikan.
Pohohet se ata që konsumojnë rregullisht sasi të moderuara të alkoolit, zvogëlojnë mundësinë e një vdekje të hershme apo zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Studimi i kryer nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë, shpjegon po ashtu se pirja me te madhe, e dëmton shëndetin kardiovaskular dhe e rrit rrezikun e vdekjes së hershme.
Prandaj, ekziston një balancim delikat mes efekteve të dobishme dhe dëmtuese të konsumimit të alkoolit, e që duhet t’iu theksohen pacientëve, shpjegon udhëheqësi i këtij studimi, Bo Xi.
Hulumtimi përfshiu 333 mijë e 247 pjesëmarrës nga vitet 1997-2009, gjatë së cilës kohë pacientët duhej që të jepnin rregullisht detaje të konsumimit të alkoolit.
Përfundimi ishte se pirja e një apo dy gote i bënin mirë shëndetit afat-gjatë dhe e nxisnin kreativitetin tek këta persona.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...