Pesë anëtarë të Shtetit Islamik janë arrestuar në provincën veriore të Samsunit, raportojnë mediat turke.
Sipas raportimeve, të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Turqisë dhe ishin duke planifikuar një sulm terrorist në Stamboll, transmeton portali arbresh.info.
Pas bastisjeve në apartamentet e të dyshuarve janë gjetur eksplozivë dhe armë zjarri.
Të ndaluarit ishin pjesë e luftës në Siri në radhët e ISIS-it.
Siria ka vuajtur nga një konflikt i armatosur që nga marsi i vitit 2011, i cili, sipas OKB, ka marrë më shumë se 500,000 jetë./Arbresh.info
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën