Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të sulmit ndaj Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.
Sipas policisë Zogaj është sulmuar me shufra hekuri.
“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Ulpiana në Prishtinë, një person është sulmuar (dyshohet me mjete të forta – shufra), nga persona të dyshuar. Bëhet fjalë për viktimën S.Z mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK)”, njofton policia.
Sipas tyre, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore e policisë është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet, sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim trupor./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?