Mikullovci: PAN’i të bëjë kërkesë me shkrim për vazhdimin e seancës me 24 gusht

10:31 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

E plotësuar: Mikullovci kërkoi që propozimin e PAN’it, për mbajtjen e seancës  konstituive në Kuvendin e Kosovës, të bëhet me shkrim nga vetë koalicioni.

Mikullovci,  ka shprehur dyshim nëse PANI’i  do të marrë pjesë në seancën e radhës.

“Sa mundemi me ju besu që do të vij i 24’ti, siç tha parafolsi këtu, edhe ju prapë ose nuk do të vini në seancë ose do të vazhdoni me tentativa për vonesa të tjera”, është shprehur ai.

Ndërsa i nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se vetëm në Ballkan nuk i jepet e drejta dikujt që ta dëshmojë se nuk do të jenë në seancë.

“Tek e fundit kush jeni ju që të ngrisni këtë dilemë”, ka thënë Hoxhaj.

Takimi konsultativ: Kundërshtime rreth datës së vazhdimit të seancës konstituive

Gjatë  takimit konsultativ, të thirrur nga deputeti më i vjetër i Kuvendit Adem Mikullovci, është diskutuar për mbajtjen e seancës së radhës për të zgjedhur  kryetarin e Kuvendit,shkruan arbresh.

Koalicioni PAN po kërkon qe vazhdimi i seancës konstituive të mbahet më 24 gusht.

Gjatë debatit, kryesuesi Mikullovci kundërshtoi  Hoxhajn nga PDK’ja, duke thënë në një mënyrë po zvarritet procesi i krijimit të institucioneve.

“Javën e kalur PAN ka kërkuar qe të mbahet ky takim dhe si propozim seanca të thirret më 17 ose 18 gusht, ndërsa tash po kërkoni edhe një jave kohë”, është shprehur Mikullovci./arbresh.info/