Gjendja e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj është përmirësuar pas intervenimeve të mjekëve në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.
“Arbresh.info” ka kontaktuar familjarë të Zogajt, të cilët kanë treguar se gjendja e tij është përmirësuar, dhe ende po vazhdon të trajtohet në Qendrën Emergjente.
“ Jemi familjarë të tij, krejt cka mund të themi është se gjendja e tij është pak më mirë , por te shohim ende nuk dihet sepse janë duke i bërë ekzaminimet”, është shprehur ai për “Arbresh.info.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se Ushtruesi i Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj është sulmuar mëngjesin e sotëm deri sa po dilte nga banesa e tij.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, Zogaj është sulmuar brutalisht nga persona ende të panjohur/ Arbresh.info/ Gita Lushi
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?