Një artist në Angli ka arritur të përfundojë një pikturë në mur, ëndrrën e jetës së tij edhe pse u përball me shumë të papritura.
Colin Seal pikturoi disa varka në bregun e Norfolk, por nuk e dinte nëse do arrinte ti përfundonte.
“Unë jam vërtetë i nderuar që pikturoj këtë mur. 8 muaj më parë mësova se kam leucemi, kancer dhe mendoja se nuk do isha këtu për të përfunduar punën. Unë e vlerësoj shumë jetën, ndoshta më shumë se përpara. Unë jam afër vdekjes, por s’jam shqetësuar kurrë për këtë. Thjesht e adhuroj idenë që gjërat ti kalojnë gjeneratës tjetër,” – tha ai për BBC.
73-vjeçari ka ndërtuar karrierën e tij në Amerikë, ku ka arritur të krijojë imazhe dhe për kompaninë e filmave Ëalt Disney.
Piktura e tij i referohet varkave 150-vjecare ‘RNLI’ në Sheringham, që kanë shpëtuar më shumë se 500 jetë.
https://www.instagram.com/p/BXvImDQnobY/
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...