Nicolas Maduro Guerra, djali i presidentit të Venezuelës, kërcënoi se do të marrë Shtëpinë e Bardhë me armë, nëse Donald Trump dërgon ushtrinë ne vendin e tij.
Shtëpia e Bardhë e ka dënuar regjimin e presidentit Nicolas Maduro për shkelje të të drejtave të njeriut, diçka që konfirmohet edhe nga më shumë se 120 të vrarët në protesta që prej prillit.
I pyetur nga mediat se çdo të bëhet me Venezuelën, Trump tha se atje njerëzit po vuajnë dhe po vdesin, prandaj nuk ka përjashtuar opsionin ushtarak. Kjo shkaktoi reagimin e mjaft politikanëve në Venezuela, mes të cilëve ra në sy kërcënimi i djalit të Maduros, megjithëse ky i fundit duket se nuk e di ku është Shtëpia e Bardhë.
“Nëse dhunohet atdheu ynë, pushkët do të mbërrijnë në Nju Jork. Z.Trump, ne do të vijmë dhe do të marrim Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Nicolas Maduro Guerra.
Administrata Trump vendosi sanksione ndaj Venezuelës pasi presidenti Maduro zëvendësoi Parlamentin e kontrolluar nga opozita me asamblenë e tij kushtetuese. Protestat që prej muajsh vazhdojnë në Venezuela janë ashpërsuar ndjeshëm pas kësaj lëvizje të Maduros, duke zhytur vendin latin gjithnjë e më shumë në kaos.
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...