Shtimi i pasurisë, saqë askush nuk ka nevojë për lëmoshë. Shfaqja e fitneve (sprovave) Shfaqja e pretenduesve të profecisë. Përhapja e rendit dhe e sigurisë.
Shfaqja e zjarrit të Hixhazit. Shpërdorimi i amanetit. Pakësimi i diturisë dhe përhapja e injorancës. Policët e shumtë dhe ndihmësit e tiranëve (zullumqarëve).
Përhapja e kurvërisë (imoralitetit). Përhapja e kamatës. Shfaqja e veglave muzikore dhe konsideromi i tyre hallall (të lejuara). Shtimi i pirjes së alkoolit dhe konsideromi i tij hallall.
Zbukurimi i xhamive dhe krekosja me to. Garimi për ndërtesa të larta. Të lindi robëresha zonjën e saj. Vrasjet e shumta. Afrimi i kohës. Afrimi i tregjeve. Shfaqja e shirkut në këtë umet.
Shfaqja e sjelljeve të pahijshme, shkëputja e lidhjeve farefisnore dhe fqinjësia e keqe. Rinimi i pleqve. Shtimi i koprracisë. Shtimi i tregtisë. Shtimi i tërmeteve.
Shfaqja e fundosjeve të tokës, shndërrimi i paraqitjes dhe akuzimi për imoralitet. Zhdukja e njerëzve të mirë. Ngritja lart e njerëzve të ulët. Dhënia e përshëndetjes vetëm për të njohurit. Kërkimi i dijes tek të vegjlit.
Shfaqja e të veshurave të zhveshura. Ëndrrat e sakta të besimtarit. Përhapja dhe shtimi i shkrimit. Neglizhimi ndaj punëve të pëlqyeshme për të cilat nxit Islami.
Fryrja e hilalit (hëna e re kur lind në fillim të muajit). Shtimi i gënjeshtrës dhe mosinteresimi për saktësinë e fjalëve të përhapura. Shtimi i dëshmisë së rreme dhe fshehja e dëshmisë së saktë.
Shtimi i grave dhe pakësimi i burrave. Shtimi i vdekjeve të papritura. Shfaqja e mohimit të njëri-tjetrit midis njerëzve. Rikthimi i tokës arabe në kullota e lumenj. Shtimi i shiut dhe pakësimi i bimësisë.
Lumi Eufrat zbulon një mal prej ari. Kafshët e egra dhe sendet u flasin njerëzve. Dëshirimi i vdekjes për shkak të sprovave të mëdha. Numri i madh i romakëve dhe lufta e tyre kundër myslimaneve.
Çlirimi i Kostandinopojës. Dalja e Kahtanit. Medina nxjerr jashtë saj njerëzit e këqinj dhe pastaj shkatërrohet. Dërbimi i një ere të mirë e cila merr shpirtrat e besimtarëve.
Përdhosja e Shtëpisë së Shenjtë dhe rrënimi i Qabes.
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...
Vuçiq: Serbia po forcohet ushtarakisht, por duam paqe në Kos...
Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë
Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis se...