Katër persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë lënduar si pasojë e motit të lig që ka goditur Poloninë, ndërsa 500 mijë amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike, njoftojnë autoritetet polake.
“Nuk mbaj mend një natë të tillë tragjike kur është në pyetje stuhia”, ka thënë për mediat polake zëdhënësi i zjarrfikësve Pavel Frontçak.
Në veri të Polonisë gjatë natës së kaluar janë rrëzuar edhe pemët, ndërsa në vendin Sushka 170 njerëz po presin evakuimin. Zjarrfikësit nuk kanë arritur t’i ndihmojnë për shkak të bllokimit të rrugëve nga rrëzimi i pemëve.
Pjesa më e madhe e amvisërive për shkak të motit të lig kanë mbetur pa energji elektrike në veri të vendit.
Stuhia ka goditur pothuajse gjithë Evropën qendrore që nga mesi i kësaj jave dhe në Poloni para rastit të fundit kanë humbur jetën dy persona.
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...