Në vazhdimin e debatit në Kuvend për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm të shtetit Marko Zvërlevski me kërkesë të kryetarit të dhomës ligjvënëse Talat Xhaferit në sallën plenare u vendos sigurimi i Kuvendit.
Arsyetimi i spikerit për praninë e sigurimit është reagimi i tij në atë që, siç tha, ndodhi situatë në të cilën një deputet ia ka marrë kartelën.
“Për këtë arsye është marrë masa në kompetencën time që të mund të punohet më tej”, tha Xhaferi.
Në vendosjen e sigurimit pas foltores kanë reaguar deputetë të VMRO-DPMNE-së, duke kërkuar që të tërhiqen. Ndërkohë Xhaferi e ka thirrur deputeten Pavlina Çestojnova, e cila e kishte radhën për replikë që të marrë fjalën. Bashkëpartiakët e saj thanë se nuk mund të ndodhë kjo në praninë e sigurisë. Pastaj sigurimi u tërhoq, ndërsa deputetët u kthyen në vendin e tyre.
Pasoi dalja e Çestojnovës, ku më pas debati vazhdoi me reagime procedurale të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Kuvendit rreth asaj se kush e thyen Rregulloren e Kuvendi
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën