Deputeti nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Zafir Berisha ka thënë se presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reflektuar lidhur me situatën në vend rreth krijimit të institucioneve.
Sipas Berishës, ky reflektim i Pacollit është për tu përshëndetur.
Por sipas tij, për ta bërë hapin e madh Pacollit i duhen edhe dy deputetë tjerë nga minoritetet.
“Reflektimi pozitiv i B.Pacolli lidhur me situatën më të cilën gjendet vendi është për tu përshëndet… Natyrisht atij dhe AKR-së i duhet një ndihmë shtesë ne refleksionin e tij, prandaj mendoj se dy deputetë minoritarë Emilja Rexhepi dhe Veton Berisha duhet ta sigurojnë Behxhetin se do të jenë në grup parlamentar me të, që ai të bëjë një hap të madh në interes të Kosovës të cilës ju referua shumë herë gjatë prononcimit të vetë”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...