Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për hedhjen e një personi nga kati i gjashtë i banesës në Gjakovë. Të kontaktuar nga “Arbresh.info”, zyrtarë të Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjakovës kanë konfirmuar se personi është 51 vjecar.
Zyrtarja për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj i ka thënë portalit se mëngjesin e sotëm në ora 06:03 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se një person është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese.
“Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu në vend ngjarje kanë dal edhe ekipi i Emergjencës nga spitali rajonal “ Isa Grezda” të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit. Viktima është F. P i lindur në vitin 1966, shqiptar/kosovar nga Gjakova. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, tha Podrimaj-Beqiraj.
Sipas saj, rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë. /Arbresh.info
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...
Pacolli denoncon dy raste të dyshimta të shpronësimit
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...