Sipas raporteve të ndryshme, Paris Saint Germain nuk është më i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Gjiganti në Liga 1 është përfolur se ofron para të mëdha për të siguruar transferimin e 28-vjeçarit, por së fundmi ka nënshkruar me sulmuesin Neymar nga Barcelona për një tarifë që theu rekord botëror, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘The Telegraph’, Sanchez ishte pjesë e listës së shkurtër nga PSG që përfshinte Kylian Mbappen e Monacos dhe Neymarin, i cili ishte në krye të listës.
Me transferimin e reprezentuesit brazilian, ylli i “Topçinjve” nuk është më në radarin e parisianëve, ndonëse Manchester City thuhet se ende është i interesuar në reprezentuesin e Kilit.
Sanchez ka shënuar 30 gola dhe ka krijuar 13 asistime sezonin e kaluar gjatë gjithë kompeticioneve./arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...