Firma kineze, Jinan Shengqua, ka thënë se do të fillojë të përdorë grafenin për sytjena, në mënyrë që grave t’u shfaqet gjoksi më i madhe.
Grafeni, një substancë e re revolucionare e zhvilluar për herë të parë në Universitetin e Mançesterit dhe është një formë e karbonit me një atom të trashë, trasmeton portali arbresh.info
Ajo është 100 herë më e fortë se çeliku.
Firma pretendon se më këtë material gratë do të ndjejnë nxehtësi, do të eliminojnë aromat, s’do të preken nga bakteriet dhe do të jenë më të kanqura me gjoksin e tyre më të madh.
Kompania thotë se Andre Geim, i cili fitoi çmimin Nobel për punën e tij në grafen në vitin 2010 e ka miratuar produktin.
Në reklamën e kompanisë në fjalë, citohet fizikani duke thënë: “Ky është një zbulim i madh, një mrekulli”.
Megjithatë, Geim ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë se nuk ka folur kurrë për firmën dhe se dyshon që sytjenat mund të jenë bërë nga grafeni./Arbresh.info
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Ko...
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog