Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka biseduar sot në Beograd me nënsekretarin e Shërbimit Informativ Kombëtar turk Hakan Fidanin rreth sfidave të sigurisë ndërmjet të dy vendeve.
Ata kanë folur edhe për krizën e emigrantëve të cilët Evropën Perëndimore e synojnë përmes Turqisë e Serbisë.
Vuçiç e ka lutur zyrtarin turk që kryetarit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan t’ia përcjellë ftesën për vizitë në Serbi. Edhe pse në kumtesën zyrtare që e përcjell “Tanjug” nuk theksohet, vizita e Fidanit në Beograd me siguri ka të bëjë me përgatitjen e vizitës së Erdoganit në Serbi, e cilat, sipas medieve serbe, pritet të realizohet brenda tre muajsh. Fidan konsiderohet njeriu numër 2 në Turqi dhe bashkëpunëtor kryesor i Erdoganit. Kjo mund të shpjegohet edhe me faktin se përmes Fidanit Erdoganit iu dërgua ftesa për qëndrim zyrtar në Beograd.
Medie serbe njoftojnë se bashkë me Erdoganin në vizitë në Beograd të jenë edhe 150 biznesmenë turq.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...