Publiku nga e gjithë bota e ndoqi me kuriozitet të madh ndarjen e Amber Heard nga aktori i njohur Johnny Depp.
Divorci i tyre ka qenë për muaj të tërë në qendër të mediave rozë derisa sinjalet nga të dyja palët treguan se jeta për ta vazhdonte më së miri.
Amber një vit më parë u lidh me miliarderin Elon Musk.
Pas martesës së dhunshme, siç Amber e pasqyroi më vonë, ajo nisi një romancë e cila dukej se fundin e pati shumë të afërt.
Edhe një herë fati nuk ka qenë në krahun e aktores së njohur.
Burimet pranë çifti janë shprehur se Amber dhe Elon janë ndarë pas 1 vit lidhjeje së bashku.
“Ai i dha fund para një jave. Tashmë gjithçka ka marrë fund mes tyre. Ishte vendimi i tij. Ajo është në Australi tani ndërsa Elon në Los Angeles”,- ka treguar burimi.
Duket se çifti e kishte shumë seriozisht lidhjen madje thuhej se Amber ëndërronte martesën me multimiliarderin.
Jo vetëm kaq por edhe termi “familje” për aktoren nuk ishte shumë i largët.
Amber dhe Elon e konfirmuan lidhjen e tyre në muajin prill që lamë pas.
Epo ndërkohë që ish-bashkëshorti Johnny Depp shfaqet herë me një bukuroshe e herë me një tjetër, Amber aktualisht është një beqare e shkatërruar.

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...