Natën e mbrëmshme, kur një patrullë policore deshi të kontrollonte një shofer në Mellingen të Katonit Aargau, ai iu shmang asaj dhe në përpjekje për të ikur, bëri aksident, shkruan aargauerzeitung.ch. Më vonë u sqarua edhe arsyeja e ikjes së tij: i riu 24 vjeçar me shtetësi kosovare, nuk kishte patentë shoferi.
Në ikje e sipër ai ka prekur dy makina të parkuara dhe pastaj ka humbur kontrollin mbi makinën e tij VW duke e ngarë drejt një gardhi, ku policia arriti ta ndalonte, transmeton albinfo.ch.
Më vonë, pas kontrollimit të bërë u konstatua se ai nuk kishte fare leje për të ngarë veturën, la njoftuar policia e Kantonit të Aargaut.
Për të kuptuar nëse ai ka qenë nën ndikimin e drogës ose alkoolit, policia ka caktuar një provë të gjakut dhe të urinës. Ndaj të riut do të ngrihet padia në Prokurorinë Publike në Baden.
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...