Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë babai i dëshmorit Fehmi Lladorvci, Tush Lladrovci. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Gllanasellë të Drenasit, në ora 13:00.
Lajmin e ke bërë të ditur përmes një postimi në Facebook djali i tij, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se “sot, Baba Tush, na ke tronditë, duke u larguar vetëm fizikisht nga ne, kemi pritë këto ditë ta përurojmë përjetësimin e Fehes dhe Xhevës me shtatore, në shesh”.
Postimi i Lladorvcit:
Sot, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Baba Tush. Varrimi i Babës Tush, do të bëhet nesër, ditë e shtunë, më 5 gusht 2017, në Gllanasellë, në ora 13. Sot, si kurrë më parë, dhimbja e mërzia po më mundë. Ndërroi jetë Baba Tush.
Nuk jam mërzit as nuk kam lejuar me më kaplue mërzia as dhimbja, as për Fehën, as për Xhevën, as axhen Jahir, as për qindra shokë në frontet e luftës. Sot, Baba Tush, na ke tronditë, duke u larguar vetëm fizikisht nga ne, kemi pritë këto ditë ta përurojmë përjetësimin e Fehes dhe Xhevës me shtatore, në shesh.
Po Babë, jam mërzitë, të kam premtue se së bashku me fëmijët e shokëve të Fehës e Xhevës ta përuroni me nderime të shtetit që na edukove ta duam, të punojmë për të dhe për të bëjmë çdo sakrificë.
I përjetshëm është kujtimi për ty Baba Tush, ashtu si për të gjithë prindërit që edukuan bijtë dhe bijat e veta që t’i dalin zot atdheut. Të falemnderit për edukatën dhe mirësinë që na dhe, bijve e bijave Tua dhe shokëve tanë që i trajtove sikur neve. Kemi qenë të bekuar me Ty Babë!
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...