Deri më tani, paracetamoli ishte ndër ilaçet e pakta që konsiderohej i sigurt të merrej edhe gjatë shtatzënësisë, por, duket se gjërat kanë ndryshuar në këtë drejtim.
Është parë që, gratë që përdorin paracetamol gjatë shtatzënë- sisë, rrezikojnë më shumë që fëmija i tyre të vuajë më pas nga autizmi, apo ADHD.
Një studim përcolli përdorimin e paracetamolit te më shumë se 2,500 nëna dhe fëmijë. Djemtë e nënave që kishin përdorë këtë ilaç, ishte parë të kishin më shumë tipare artistike. Që të dy gjinitë kishin përqindje të lartë të ADHD-së nëse nëna e tyre kishte konsumuar paracetamol gjatë shtatzënësisë. Shkencëtarët besojnë se paracetamoli mund të ndikojë gjatë zhvillimit të trurit të foshnjës. Për këtë shkak, mjekët preferojnë që paracetamoli të merret sa më pak gjatë shtatzënësisë, respektivisht vetëm nëse kjo është e domosdoshme.
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Shpërndanin lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 17-...