Policia e Pogradecit parandaloi sot përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, ndërsa autori mundi të arratisej sapo ka pikasur efektivët e uniformave blu.
Në fshatin Tushemisht, janë konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta shtetasit A.P, 25 vjeç dhe shtetasi G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec.
Pas këtij konflikti dyshohet se shtetasi A.P, ka shkuar në banesën e tij në fshatin Tushemisht dhe ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov, me qëllim që të ndiqte personin me të cilin ishte konfliktuar.
Reagimi në kohë i Policisë, bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit midis këtyre dy shtetasve, pikërisht në një lokal në fshatin Tushemisht, ku shtetasi A.P, pasi kishte marrë armën, kishte hyrë në ambientet e tij për të kërkuar shtetasin G.Xh.
Porsa ka parë shërbimet e Policisë ky i fundit, është larguar me shpejtësi.
Nga ana e Policisë, janë ngritur grupe kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...