Beyonce është adhuruese e madhe e basketbollit, madje ajo bashkë me të shoqin e saj Jay Z shkon për të parë thuajse të gjitha ndeshjet e NBA Houston Rockets.
Këngëtarja përherë shfaq interesim të madh për zhvillimin e lojes.
E, sipas Bloomberg, pasionin e saj për sportin ajo dëshiron ta qojë më tej.
Këngëtarja ka shprehur interesim që të bëhet aksionare e këtij klubi basketbollistik.
Ajo tashmë e ka gjetur edhe personin që është i interesuar për ti shituar aksionet e veta në vlerë prej 2 miliard dollarësh.
Merret vesh se si ‘Mbretëresha Bey “dhe burri i saj janë të gatshëm për të investuar në këtë gjë.
Të kujtojmë që Jay Z ishte më parë aksioner i Nets Brooklyn. Ai i shiti aksionet e tij në vitin 2013, në kohën kur ai e ngriti kompaninë e tij Roc Nation Sports.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë