Barcelona nuk do të transferojë këtë afat kalimtar sulmuesin Antonie Griezmann.
Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka telefonuar Drejtorin e Atletico Madridit, Gil Marin, të cilin e ka njoftuar se dëshirojnë ta transferojnë Antonie Griezmann.
Francezi shihej si zëvendësues i Neymarit, i cili do të transferohet në PSG për 22 milionë euro.
Bartomeu ia ka bërë të qartë se nuk do të transferojnë lojtarin pa dëshirën e klubit, shkruan AS.
Marin i ka thënë se këtë verë nuk dëshirojnë të shesin Griezmann, për shkak se janë të dënuar nga FIFA dhe nuk mund të blejnë lojtarë këtë verë.
Të dy palët janë pajtuar që Griezmann do të mbetet në Atletico Madrid edhe këtë verë.
Barcelona tashmë është kthyer nga Paulo Dybala i Juvetusit, Philippe Coutinho i Liverpoolit dhe Angel Di Maria i PSG-së.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?