Një prift 55-vjeçar, i cili është gjithashtu edhe kreu i një shkolle katolike, ka tronditur mbarë qytetin pasi u kap duke çuar një vajzë 13-vjeçare në motel.
Arnel Fuentes Lagarejos, ish prifti i famullisë në një qytet filipinas dhe president i Kolegjit Katolik “Cainta’ është akuzuar për abuzim seksual me fëmijët.
Mësohet se prifti kishte përdorur rrjetet sociale për të takuar të voglën, pranë një qendre tregtare, raporton “The Independent”. Ai pagoi 7.49 dollarë për ta hipur vajzën në makinë.

Por falë ndërhyrjes së policisë prifti u kap disa metra para se të mbërrinte në hotel. Ngjarja e rëndë është parandaluar nga nëna e vajzës, pasi vogëlushja kishte folur për abuzimet e vazhdueshme seksuale të priftit me punëtorët socialë.
Ata më pas kishin njoftuar nënën e saj, e cila shkoi menjëherë në polici.
Prifti përballet tashme me akuza për shkeljen e Ligjit kundër Trafikimit të Qenieve dhe është shkarkuar nga të gjitha detyrat
Zbulohet një laborator i drogës nën kotecin e pulave në Mali...
Dy të vdekur dhe tre të plagosur pas të shtënave me armë zja...
KQZ: Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar ...
Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk...
Fisnik Asllani i qartë për synimet: Ëndërrojmë Ligën e Kampi...
Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë...