Blerësit gjermanë mbeten një shtyllë kryesore në rritjen e ekonomisë më të madhe në Evropë, me rritjen e shitjeve me pakicë me një ritëm të përshpejtuar gjatë muajit qershor në mes të një tregu solid të punës, normave të ulëta të interesit, rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të dobët.
“Shitjet me pakicë u rritën sipas parashikimeve me 1,1 për qind, më shumë se dyfishi i rritjes prej 0,5 për qind në muajin maj”, njoftoi zyra e Statistikave Federale “Destatis”.
Rritja e tyre gjatë muajit qershorit përfaqëson rritjen më të madhe që prej tetorit.
Pritshmëritë e analistëve ishin që shitjet me pakicë të shënonin një fitim prej vetëm 0,2 për qind gjatë muajit të kaluar.
“Besimi i konsumatorëve mbetet i shkëlqyeshëm”, tha Instituti i Kërkimeve të Tregut me bazë në Nuremberg, javën e kaluar, sipas të cilit treguesi i besimit të konsumatorit i parashikuar, muajin e ardhshëm do të rritet me 10,8 pikë.
“Punësimi ka arritur nivelin më të lartë që prej unifikimit gjerman 27 vjet më parë, duke u rritur me 1,5 për qind (ose numri i të punësuarve ka shkuar në 44,2 milionë) në qershor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar” njoftoi Destatis.
Shitjet vjetore të shitjeve me pakicë u rritën me 1,5 për qind gjatë muajit qershor.
Kapet i dyshuari me 21 dele, tentoi t’i kontrabandonte me nj...
Premtimi i Hamzës: Një nga vendimet e para do të jetë rritja...
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qe...
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...
Koreja e Jugut me notë proteste pas inkursionit nga Kina dhe...