Deklarata e ish-presidentit serb, Boris Tadiq se ideja e pasardhësit të tij në këtë post, Aleksandar Vuçiq për të hapur dialogun e brendshëm për Kosovën është “një akt i çuditshëm” ka nxitur reagime të shumta në skenën politike në Beograd.
Për këto fjalë të ish-kreut të shtetit serb ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq i cili ka thënë se “Ky turp i Tadiqit do të jetojë përgjithmonë”.
“Populli serb kurrë nuk do të harrojë se gjatë kohës së udhëheqjes së Boris Tadiq, Kosova shpalli pavarësinë dhe se kurrë nuk do t`i harrojnë marrëveshjet e dëmshme dakord që regjimi i tij i ka arritur në dialogun me Prishtinën”, tha zëvendës-president i Partisë Përparimtare Serbe, Marko Gjuriq.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...