Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se koalicioni PAN e ka mbështetje e mjaftueshme për ta votuar Qeverinë dhe për ta konstituuar Kuvendin.
I pyetur nga mediat se a i ka PAN-i numrat për ta votuar Qeverinë ai ka thënë se po i ka mirëpo ka shtuar se kjo nuk do të bëhet të enjten, pra ditën kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, shkruan arbresh.info.
“Asnjëherë nuk është dashur t’i devalvojmë deputetët deri aty sa t’i quajmë numra sepse ata e kanë sovranitetin e tyre për të vendosur për të ardhmen e këtij vendi. Ne kemi mbështetje të mjaftueshme për ta votuar qeverinë, për ta konstituuar edhe Kuvendin dhe përkushtimi ynë është që seanca e së enjten të rrjedh mirë, të rrjedh shpejt në mënyrë që të vazhdojmë me hapat e mëtutjeshëm që ta marrim mandatin dhe ta formojnë qeverinë. Nuk besoj se do të jetë votimi i Qeverisë të enjten. Por besoj që të enjten pas konstituimit të Kuvendit, zgjedhjet së kryetarit dhe nënkryetarëve dhe pastaj”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info.
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...
Ylber Ramadani realizon gol të bukur ndaj Cagliarit
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...