Numri i deputetëve të regjistruar të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës tashmë ka arritur në 116.
Me këtë rast, ndonëse regjistrimi ka nisur qysh ditën e mërkurë të javës së shkuar, gjatë ditës së djeshme këtë obligim e kanë kryer vetëm katër nga tetë deputetët e mbetur. Kështu që nga 120 deputetë gjithsej, edhe katër të tjerë kanë mbetur pa u regjistruar, në mesin e tyre edhe i nominuari për kryeministër nga lëvizja “Vetëvendosje”, Albin Kurti, shkruan sot, gazeta Zeri.
Gjatë ditës së djeshme në mesin e të regjistruarve ka qenë edhe lideri i Nismës për Kosovën nga radhët e koalicionit PAN, Fatmir Limaj.
Ai me këtë rast ka konsideruar se vendi sa më parë duhet t’i krijojë institucionet.
“Vendi ka nevojë sa më shpejt t’i ndërtojë institucionet me qëllim që të merren përgjegjësitë për kryerjen e obligimeve. Në këtë mënyrë ta funksionalizojmë programin, të cilin e kemi shpalosur tashmë në zgjedhjet e 11 qershorit”, ka deklaruar Limaj pas kryerjes së procedurave në hollin e Kuvendit.
Hungaria bllokon kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së pë...
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...