Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Ndarja e subvencioneve nga komunat dhe ministritë – baza ligjore, transparenca dhe llogaridhënia”.
Subvencionet janë një mjet qeveritar i politikës fiskale që synon lehtësimin e barrës financiare të qytetarëve, organizatave dhe bizneseve përmes pagesave direkte ose reduktimit të taksave. Në vitin 2016, subvencionet përbënin rreth 27% të buxhetit të Kosovës.
Duke marrë parasysh se Kosova nuk ka bazë të standardizuar ligjore për ndarjen e subvencioneve, Instituti GAP ka bërë një hulumtim mbi praktikat aktuale të ndarjes së subvencioneve në nivel qendror dhe lokal.
Ky studim fokusohet në dy ministri dhe shtatë komuna të cilat udhëhiqen nga parti të ndryshme politike.
Hulumtimi paraqet problemet kryesore në aspektin ligjor dhe praktik të ndarjes së subvencioneve dhe ofron rekomandime për përmirësimin e gjendjes. Projekti financohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër