Në një takimin të jashtëzakonshëm, BORD-i Korporatës Energjetike të Kosovës ka diskutuar rreth gjendjes emergjente në minierën e thëngjillit dhe krizës energjetike në vend, nëse nuk merren hapa të menjëhershëm. Në këtë drejtim BORD-i ka diskutuar për tri opsionet në vazhdim.
Angazhimi me banor me pjesën që qeveria ka vendosur me shpronësu, me qenë më vigjilent dhe me vepru për interesin e përgjithshëm të vendit, me marrëveshje që kanë bazë ligjore dhe mundësojnë vazhdim të veprimtarisë xehetarë, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare
Të ndërmerren veprime që parashohin parandalimin e ndonjë katastrofe për ndonjë zonë ose banor. (kjo është e paraparë edhe me ligjet në fuqi, ligji mbi emergjenca që lejon veprim preventiv të agjencionit për menaxhimin e emergjencave)
Që të pritet deri në përfundimin e procesit të shpronësimit, sipas vendimit të qeverisë Nr: 05/150, për shpronësim dhe i cili në afatin më optimal pritet të përfundojë me 15 Tetor.
Bordi dhe Menaxhmenti do të angazhohen së bashku me institucionet vendimmarrëse që të këtë një angazhim për furnizim të pandërprerë të qytetareve me energji, si një ndër objektivat kryesore të korporatës.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës