Një pilot hero ka ulur një aeroplan me turistë “qorrazi” pasi breshëri dëmtoi rëndë hundën, kabinën dhe xhamin e përparmë.
Veprimi i tij i guximshëm në kthimin në tokë në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ataturk të Stambollit me 127 pasagjerë në bord, fitoi vlerësimin sot, transmeton portali arbresh.info.

Videot tregojnë dëme të jashtme të Airbus A320 nga një stuhi e papritur breshëri, ndërsa pasagjerët në panik qajnë e luten.
Kapiten Akopov tha se ai dhe ekuipazhi tjetër po festonin sikur të ishte një “ditëlindje e dytë” pas veprimeve heroike në përballje me breshrit që dëmtuan rëndë xhamin.
Ekspertët e aviacionit vlerësuan gjithashtu dy anëtarët turq të ekuipazhit të kabinës për guximin e tyre./Arbresh.info

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër