Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave po punon me kapacitete të plota në sanimin e gropave nëpër kryeqytet.
Siç thuhet në njoftimin e komunës, deri më tani kanë përfunduar punimet në rrguët UÇK, Ilir Konushevci, Isa Kastrati, Dëshmorët e Marecit, Vëllezërit Fazliu, 27 Nëntori, Caraleva, Agim Ramadani, Bajram Bahtiri, Haxhi Zeka, Gazmend Zajmi, Ahmet Krasniqi, Holgen Petersen, Nazim Gafurri, Stambolli, Rrustem Statovci, Shaip Kamberi, Eduard Liri, Mustafë Kruja, Hasan Remniku, Hyzri Talla, 1 Tetori dhe tek rrethi i spitalit.
Përveç sanimit të gropave, është bërë zëvendësimi i kapakëve të vjedhur të pusetave. Puna po vazhdon me dy ekipe, të cilat po iu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve./Arbresh.info.

Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...