Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se PDK është subjekt politik që ka ideal dhe një ëndërr të madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës: mundësinë e perspektivës për të gjithë dhe pa dallim!
“PDK do të hyjë në garën e ardhshme politike të zgjedhjeve lokale me përkushtim të pashoq, me besimin e madh në vetvete, në Atdhe dhe në Zot, duke shpalosur vlerat më të larta që i duhen qytetarit të Republikës, për t’i shërbyer atij me besnikëri dhe në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, ka thënë Hoti në një status të publikuar në profilin e tij në facebook, transmeton Indeksonline.
Më poshtë gjëni publikimin e tij të plotë:
Vlerë dhe kapital për PDK-në, që nga formimi e gjer më sot, krahas kreativitetit të saj politik në rrugën e mbarështrimit dhe realizimit të agjendës njëqindvjeçare të popullit të Kosovës, ka qenë përpjekja e vazhdueshme e saj, titanike, për t’u ngritur mbi vetveten, për të reflektuar mbi gabimet e veta dhe për të dhënë shembullin e standardit të lartë të komunikimit me opinionin e gjerë, me partnerët e jashtëm e të brendshëm politikë dhe jo vetëm, me shoqërinë civile, median, me individin dhe kolektivitetin e Republikës.
PDK ka besuar dhe vazhdon të besojë fuqishëm në forcën e argumentit, në gjuhën e kulturës politike të komunikimit dhe e kultivon në cilësinë e të paprekshmes privatësinë e individit, të familjes, të nënës, të gruas, të intimitetit.
PDK beson fuqishëm në nismën qëllimmirë të çdo subjekti politik që respekton ligjet, Kushtetutën dhe shenjtërinë e Republikës së Kosovës.
PDK është grupim vullnetar politik që beson fuqishëm edhe në të drejtën për të përmirësuar gabimet e veta ndaj vetvetes, ndaj partnerëve të saj apo ndaj konkurrentëve politikë.
PDK është subjekt politik që ka ideal dhe një ëndërr të madhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës: mundësinë e perspektivës për të gjithë dhe pa dallim!
PDK do të hyjë në garën e ardhshme politike të zgjedhjeve lokale me përkushtim të pashoq, me besimin e madh në vetvete, në Atdhe dhe në Zot, duke shpalosur vlerat më të larta që i duhen qytetarit të Republikës, për t’i shërbyer atij me besnikëri dhe në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. rhoti
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...