Gianni De Biasi ka mendjen kah Azia, dhe shumë shpejt mund të zgjedh drejtimin e një kombëtareje që me shumë mundësi do të jetë Japonia.
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Giovanni De Biasi, po kalon pushime të qeta në dukje, por në fakt ka filluar të kristalizojë destinacionin e tij të ri.
Pas eksperiencave në nivel klubesh në Itali dhe Spanjë, si dhe përfaqësuese në Shqipëri, tekniku italian i ka hedhur sytë drejt kontinentit aziatik.
“Ende nuk e kam të kristalizuar se kë do të zgjedh Kinën apo Japoninë, pasi kam disa kontakte, por personalisht do të preferoja Japoninë, edhe pse si vend më duket tepër strikt e ftohtë në mënyrën e jetës në përgjithësi”, – tha ekskluzivisht për VIP Sport italo-shqiptari 60-vjeçar, gjatë një lidhje telefonike nga Italia.
“Janë komplet ndryshe nga Italia dhe Shqipëria. Gjithsesi, brenda disa javësh do të vendos se ku do të shkoj”, përfundoi De Biasi.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...