Katër këngëtare shqiptare do të marrin pjesë në njërin prej festivaleve më moderne të muzikës “Evropa Plus” në Moskë.
Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi e Arilena Ara, janë emrat e përzgjedhur që do të performojnë në këtë festival.
Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vet posteri zyrtar i festivalit, i cili ka shfaqur listën me emrat e pjesëmarrësve, në të cilën bëjnë pjesë edhe katër këngëtaret në fjalë.
Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi janë emra, projektet e të cilave janë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa edhe Arilena ka bërë një rrugë shumë të suksesshme me këngën “Nëntori”, e cila depërtoi në disa shtete sllave, dhe deri në Rusi shkruan kultplus.
Data kur do të mbahet ky festival është 29 korrik, në kryeqytetin rus, në Moskë, ku do të ngjiten në skenë edhe katër artistet shqiptare të lartpërmendura. Më poshtë po ju sjellim linkun ku mund të shihni listën e artistëve pjesëmarrës:
https://live.europaplus.ru/#/artists/2017/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...