Dhjetëra qytetarë me makinat e tyre bllokuan komunikacionin para objektit të Qeverisë së Maqedonisë, duke shkaktuar nervozizëm dhe kaos tek qytetarët tjerë.
Sipas policisë, bëhet fjalë për përfaqësues të Shoqatës së qytetarëve për luftë kundër varfërisë, të cilët mbajtën të bllokuar rrugën “Ilindenska”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protestat u mbajtën në të njëjtën kohë kur kryeministri Zoran Zaev nga qendra për shtyp publikonte marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, e cila pritet të nënshkruhet më 1 gusht.
Sipas Makfaks, nuk ka pasur aktivitete tjera nga protestuesit.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...