Një prezantuese iraniane e televizionit shtetëror ka nxitur reagime pasi është parë duke pirë birrë e pa hixhab sa ishte me pushime në Zvicër.
Konsumi i alkoolit në Islam është i ndaluar dhe alkooli është ndaluar në Iran që nga themelimi i qeverisë së Republikës Islamike më 1979, transmeton portali arbresh.info.

Kodet e veshjes islamike zbatohen rreptësisht nga ‘policia morale’ në vend, flokët dhe trupi i grave duhet të mbulohen në publik. Veshja e hixhabit, një kokë mbuluese e veshur në publik nga gratë myslimane, është e detyrueshme.
Azadeh Namdari, e cila është gjithashtu prezantuese dhe aktore, ka mbështetur në mënyrë aktive pajtueshmërinë me hixhabin. Gazeta iraniane konservatore Vatan-e Emruz botoi një foto të saj në një hixhab të plotë në vitin 2014 nën titullin: “Faleminderit Zotit, unë veshi shaminë”.
Namdari tani është duke u kritikuar ashpër dhe është quajtur një hipokrite për shkak të fotos me pa hixhab e duke pirë atë që duket si birrë. Kritikët në mediat sociale e akuzuan atë për “hipokrizi” dhe “sjellje të dyfishtë”./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?