Katër shtetase gjermane janë në mesin e një grupi të grave që u kapën nga forcat irakiane në Mosul gjatë javës së kaluar.
Ministria e Jashtme në Gjermani ka bërë të ditur se në mesin e grave janë edhe dy gra me shtetësi gjermane, duke përfshirë edhe 16 vjeçaren Linda Wenzel, e cila i ishte bashkuar ISIS-it gjatë vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info
Burime nga Ministria e Jashtme kanë thënë për ‘Reuters’ se janë idenfikuar edhe dy shtetase gjermane.
Gazeta gjermane Die Welt raportoi të mërkurën se dy prej grave vinin nga qyteti i Mannheimut në shtetin jugor të Baden-Wuerttemberg , një grua e lindur në Marok dhe vajza e saj e rritur.
Gruaja e katërt ka lindur në rajonin e Çeçenisë të Rusisë dhe është regjistruar së fundi në Detmold, në shtetin e Nordrhein-Westfalisë.
Autoritetet gjermane janë duke punuar për kthimin në vend të katër grave, të cilat u kapën me 13 dhe 14 korrik dhe aktualisht po mbahen në Baghdad./Arbresh.info
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...