I burgosuri në Qendrën Korrektuese të Dubravës, Getoar Mulliqaj, dyshohet se është rrahur fizikisht nga oficerët korrektues të kësaj qendre. Burime brenda kësaj qendre korrektuese kanë bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” se kjo rrahje dyshohet se ka ndodhur para një jave, përkatësisht me 16 korrik.
E kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Qendrës Korrektuese në Dubravë, Zyrafete Imeraj, ka bërë të ditur se ka pasur ankesë nga i burgosuri Getoar Mulliqaj se ndaj tij është përdorur forcë. Sipas saj, Shërbimi Korrektues i Kosovës menjëherë ka ngritur një komision të brendshëm për hetimin e këtij rasti.
“Komisioni në bazë të dhënave faktike duke përfshirë dokumentacionin mjekësor dhe deklaratat e oficerëve nuk ka gjetur dëshmi se ndaj te burgosurit është përdorur forcë”, thuhet në përgjigjen e Imeraj.
Tutje Imeraj deklaroi se në bazë të komisionit hetimor del se përtej dyshimit nuk ka asnjë fakt qe dëshmon se ndaj të burgosurit Mulliqaj është përdorur forcë.
Lidhur me këtë rast, “Betimi për Drejtësi” paraprakisht ka kontaktuar me zëdhënësin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Xhevat Ibra. Ai ka pohuar se Policia është duke u marr me rastin, mirëpo nuk ka pranuar të jap informata shtesë, me arsyetimin se të njëjtat duhet të merren nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...