Këtë javë, mikrofoni i “Thumb” ka udhëtuar drejt qytetit të Vlorës ku ka gjetur një sërë emrash të njohur në “Maratonën e Këngës”.
Një nga këto emra ishte edhe këngëtari e kompozitori i njohur Gjergj Leka, i cili iu përgjigj të gjitha pyetjeve një më një. I pyetur nëse do të bënte pushime apo muzikë këtë verë, Gjergji përgjigjet: “Muzikën e kam pushim në fakt!
Sepse jam nga të paktët që muzikën vazhdoj ta bëj për qejf. Se të ishte për lekët e muzikës do të kisha vdekur për bukë”. Nëse kjo ju duket “wow”, prisni përgjigjen tjetër të Lekës. I ngacmuar sërish se si i bën lekët, ai përgjigjet: “Po si i bën treçereku i Shqipërisë…me hashash!”.
Gjergj Leka njihet për natyrën e tij ironike dhe të notave të larta të humorit, kështu që besojmë se kjo do të jetë një shaka nga ana e tij…por bëni mirë të klikoni linkun e mëposhtëm për të parë eventin e kësaj jave në “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës në “ABC News”. /Blitz

“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...
Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë
Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë