Drejtori i Hetimit Tatimor Ervin Hoxha, informon se i ka dërguar kryeministrit Rama një mesazh, ku i ka paraqitur dorëheqjen.
“I nderuar zoti Kryeministër.Me cilësinë e Drejtorit të Hetimit Tatimor, ndiej përgjegjësinë time të drejtëpërdrejtë për shfaqjen e turpshme të tre inspektorëve. Në këto kushte nuk mund të vazhdoj më ushtrimin e kësaj detyre. Sa më sipër, kërkoj dorëheqjen time të parevokushme nga ky funksion. Ju faleminderit për besimin”, përfundon mesazhi i Hoxhës, disa orë pasi policia finalizoi operacionin e koduar “TND”, që u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga një biznes privat, te Kryeministri Rama.
Nga ky operacion u arrestuan në flagrancë, Ermal Harizaj, Ervin Pupuleku, dhe Arben Disha, të gjithë punonjës të hetimit tatimor të Tiranës.
Tre tatimoret, pasi kanë shkuar për kontroll, pranë një subjekti privat në Spille, Kavajë, i kanë marrë administratores shumën prej 40 mijë lekësh.
Policia ndërkohë i bën thirrje bizneseve që gjenden në kushte shtërguese, si pasojë e sjelljes abuzive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë. /tch
Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet...
Forca Tokësore me komandë të re, Vengu: Përgjegjësia për mbr...
Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në ...
OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rr...
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...