Një fustan nusërie i krijuar me 1500 flutura prej letre higjienike, nga nëna e dy fëmijëve fitoi çmimin e parë prej 10 mijë dollarësh në një kompeticion mode në Nju Jork dhe një nuse në nevojë mund të ketë shansin ta veshë atë në altar.
Muzeu i “Ripley”-t, “Belive it or not”, që ekspozon gjëra të çuditshme mes të cilave edhe krijimet fituese të konkursit, do të dhurojë 20 prej fustaneve kryesorë atyre nuseve që u preken nga falimentimi i papritur i prodhuesit të fustaneve të nusërisë Alfred Angelo javën e kaluar.
Karli Curletto tha se kishte shpenzuar 3 muaj për realizimin e fustanit, që ishte mes 1517 pjesëve të prezantuara në konkursin 13 vjeçar “Martesa të lira dhe të mira”, ku materiali kryesor është letra higjienike. “Për pak sa nuk e lashë përgjysmë. Qaja dhe mendoja se nuk mund ta bëja, ishte punë shumë e vështire”. Curletto, një aktore me banim ne Las Vegas, punonte për realizimin e fustanit gjatë natës, kur fëmijët kishin rënë për të fjetur.
Nuset në nevojë duhet të kontaktojnë me muzeun e “Ripley”-t nga 28 korriku për të pasur mundësin të sigurojnë një fustan prej letre. Muzeu ende nuk e ka vendosur se cilat prej tyre do të dhurohen.

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...