Emiri i Katarit ka bërë thirrje për negociata në mënyrë që të lehtësohet bojkoti i vendosur nga katër vendet arabe.
Në fjalimin e tij të parë publik, që pas bllokadës, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani tha se çdo zgjidhje duhet të respektojë sovranitetin e Katarit, transmeton portali arbresh.info
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti i vendosën bllokadë Katarit gjatë muajit qershor, me akuzën se vendi mbështet terrorizmin dhe mbi lidhjet me Iranin.
Katari ka mohuar akuzat.
“Jeta në Katar po vazhdon normalisht”, ka thënë emiri gjatë një transmetimi publik.
Megjithatë, ai ka shtuar se ‘ka ardhur koha që të kursehen njerëzit nga dallimet politike dhe nga problemet qeveritare’.
“Ne jemi të hapur për dialog për të zgjidhur problemet e pazgjidhura, për sa kohë sa sovraniteti i Katarit është i respektuar”, ka thënë ai.
Kufizimet e vendosura nga katër kombet arabe e kanë detyruar emiratin e pasur me gaz të importojë ushqim nga deti dhe ajri për të përmbushur nevojat themelore të popullsisë së saj prej 2.7 milion./Arbresh.info
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë