Neymar ka vendosur të largohet nga Barcelona, për të nisur një epokë të re në Francë, te skuadra e PSG-së.
Braziliani që së fundi i është bashkuar Barcelonës në stërvitje pas përfundimit të pushimeve, thuhet t’u ketë bërë të ditur bashkëlojtarëve dëshirën për të ndërruar skuadër.
Sipas ‘La Parisien’, Neymar me t’iu bashkuar Barcelonës në stërvitje, iu ka bërë të ditur bashkëlojtarëve se po i bashkohet PSG-së.
Është skuadra e PSG-së që fillimisht do të paguajë klauzolën prej 222 milionë euro për brazilianin e Barcelonës, për t’i ofruar pastaj atij pagën që e bën futbollistin më të paguar në botë.
Te PSG, Neymar do të gjente një numër të madh lojtarësh nga Brazili, si Silva, Alves, Lucas dhe Marquinhos.
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...