Forcat izraelite dhe palestineze janë përleshur në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar pas përplasjeve për një vend të shenjtë të Jerusalemit.
Derisa protestuesit po hidhnin gurë dhe objekte të tjera jashtë mureve të Qytetit të Vjetër, Policia hodhi ujë të ftohtë dhe gaz lotsjellës, transmeton Klan Kosova.
Thuhet gjithashtu se një i ri palestinez u qëllua për vdekje por rrethanat e vrasjes nuk janë ende të qarta.
Tensionet janë rritur pasi dy policë izraelitë u vranë të premten e kaluar. Tre arabo-izraelitë kanë vrarë oficerët në afërsi të vendit të shenjtë i njohur për muslimanët si Haram al-Sharif dhe për hebrenjtë si mali i Tempullit.
Personat e armatosur u vranë pasi u ndoqën në kompleksin e shenjtë.
Fraksionet palestineze kanë bërë thirrje për një “ditë zemërimi” të premten në një protestë ndaj instalimit të detektorëve metalikë në hyrje nga ana e Izraelit.
Udhëheqësit palestinezë dhe islamikë kanë kundërshtuar ashpër masën duke thënë se kjo është një shkelje e status quo-së.
Izraeli thotë se është e domosdoshme për sigurinë pasi që armët e përdorura për të vrarë policët janë kontrabanduar në vendin e shenjtë.
Zona, në Jerusalemin Lindor, ka qenë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967.
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...